Me nxjerrjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka hyrë menjëherë sot në fuqi, Qeveria e Kosovës nuk do të ketë më të drejtë të marrë vendime të rëndësishme për vendin.
Pra, me nënshkrimin e këtij dekreti, presidenti ka kufizuar mundësinë që parlamenti edhe pse i shpërbërë, në këtë vakum kohor të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm.
Kështu tha për Indeksonline njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, i cili veprimin e menjëhershëm të presidentit e sheh si shumë të qëlluar.
“Ka bërë shumë mirë që e ka nënshkruar dekretin, pasi e ka kufizuar mundësinë që parlamenti edhe i pashpërberë në këtë vakum kohorë të marrë ndonjë veprim dhe ndonjë vendim që do të shprehet thjeshtë papërgjegjësinë e tij Qeveria apo Parlamenti sepse kemi një afat kalimtar, një periudhë teknike që nuk janë mirë të precizuara deri në afatin e shpërndarjes së parlamentit”, ka thënë Baraliu.
Ndryshe, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, Baraliu thotë se Qeveria në dorëheqje ka të drejtë të marrë vetëm vendime operative teknike dhe jo vendime të tjera.
“Në bazë të nenit 82 të paragrafit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kjo Qeveri është në dorëheqje. Pra me që është në dorëheqje, edhe pas mocionit të mosbesimit sot do të thotë është në dorëheqje. I tërë kabineti i Qeverisë ka të drejtë të marrë vetëm vendime operative teknike, por jo edhe vendime të tjera dhe nuk ka as legalitet etik e moral, as politik e as legjitim në kuptimin etik e politik që të marrë vendime të tjera të rëndësishme”, ka shtuar ai.
Ndryshe, sipas ligjit të zgjedhjeve, presidenti i vendit në afat prej 30 deri më së largu 45 ditë duhet t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...