Agron Demi nga Instituti “GAP” përmes një postimi në Facebook ka thënë se më lehtë shkojnë amerikanët në planetin Mars sesa që kosovarët të lëvizin në tokë.
Për posedimin e një vize Shchengen kosovarëve iu duhen rreth 35 dokumente dhe të paktën 112 euro si dhe një humbje të konsiderueshme të kohës.
“Rruga për në Evropë kalon nëpër një mal me dokumente. Për me i plotësu këto dokumente, duhesh me shku në gjashtë institucione edhe me i shpenzu së paku 112 euro, pa e llogaritur kohen e humbur prej punës. E pasdite duhet me pritë bashkë me qindra të tjerë para ambasadës. Si duket ma përpara po shkojnë amerikanët në Mars, se sa ne me ec lirshëm në tokë”, ka shkruar Demi në Facebook.
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen
Horoskopi ditor
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë