Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se ende nuk ka ndonjë zhvillim sa i përket pjesës së koalicioneve, por që janë të hapur për bashkëpunim.
“Ende nuk ka asgjë të re, jemi në vlerësim të mundësive të bashkëpunimit”, tha ai.
Në anën tjetër është e mundshme që ARK të futet në koalicion me AAK dhe NISMA për Kosovën, pikërisht dje ka qenë Anëtari i Kryesisë i AAK-së, Avni Arifi i cili duke folur për koalicionet parazgjedhore ka thënë se AAK ka koalicion me Nisma për Kosovën dhe i ka bërë ofertë AKR-së.
Ndërsa sot është dita kur partitë politike duhet të vendosin për koalicionet e tyre dhe ta njoftojnë Komisionin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen me 11 qershor./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...