Mësuesja Lindita Ilazi-Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë të tmerrshme për t’i gjykuar nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë.
Mirëpo, për të ende nuk është marr asnjë vendim nuk është marrë për mësuesen e shkollës “Emin Duraku” e cila postoi fotografi të nxënësve në profilin e saj në Facebook, para disa ditëve.
Ky veprim i saj është konsideruar si i papranueshëm dhe për këtë drejtoria e Arsimit në Komunë e Prishtinës i ka dërguar letër Drejtorit të Inspeksionit të Arsimit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe tani me këtë rast është duke u marr komisioni disiplinorë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci e cila thotë se tani ajo është duke kaluar nëpër procedurat e komisionit disiplinorë.
“Procedurat është duke u marrë komisioni disiplinorë me atë rast dhe varësisht prej vlerësimit të tyre do merret edhe vendimi”, ka thënë ajo, duke mos pranuar të flas më shumë rreth kësaj çështjeje.
Mësuesja Lindita Ilazi-Fazliu ka postuar fytyrat e të gjithë fëmijëve në rrjetin social “Facebook”, të cilët nuk kanë mësuar vjershën që ajo i ka obliguar ta mësojnë.
Në Kosovë, vazhdimisht shfaqen raste të ndryshme, ku mësuesit ndëshkojnë nxënësit, dhe siç duket, ky veprim i ulët nga mësuesja e shkollës fillore – duke i turpëruar fëmijët në një rrjet social – është një metodë e re e ndëshkimit.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...