Ngrohtë ditëve të ardhshme. Të enjten më shumë diell. Nga e premta me mundësi për riga lokale shiu.
Nga dita e premte do të ketë shtim të vransirave, e pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende paraqiten edhe kushte për riga lokale shiu. Mundësi për shi priten edhe ditën e shtunë. Nga dita e diel, sërish mot më stabil dhe më shumë diell.
Cilësia e ajrit, kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në të dobëta.
Datat:
5.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën vransira kalimtare, e përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
6.05 – Kryesisht me vransira e ngrohtë, me mundësi për riga lokale shiu.
7.05 – Kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.
8.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet ndërmjet 20C e 22C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 5-11m/s.
Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta./arbresh.info/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...