Ja çfarë moti do të kemi në pesë ditët e ardhshme

16:34 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Këto masa me origjinë nga Afrika Veriore do të jenë të qëndrueshme duke krijuar kushte për ngritjen e vlerave të temperaturave maksimale , ku sipas parashikimeve merkuri në termometër pritet të shënoj vlera deri në 30 gradë Celsius.

Pas këtyre temperaturave të larta të mërkurën dhe të premten pritet një ç’rregullim i përkohshëm i ekuilibrit termik që do të ndikoj në uljen e maksimaleve për 1-3 gradë Celsius.

Temperaturat minimale në rang vendi pritet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme