Derisa nesër në ora 10:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjedhën krerët e Legjislativit, njohës të çështjeve politike paralajmërojnë dështim e saj.
Politologu Donik Sallova thotë se duke u bazuar në përvojat e tilla të mëhershme, zgjedhja e organeve të Kuvendit mund të zvarritet.
“Nga përvoja e vitit 2014 e dimë se zgjedhja e organeve të Kuvendit mund të zvarritet dhe kështu besoj të ndodhë nëse PDK insiston që Kadri Veseli të jetë kandidati i saj për kryetar të Kuvendit. Megjithëse Veseli pothuajse publikisht e ka marrë përkrahjen e një deputeti të LAA-se, siç është Labinot Tahiri, prapë në një votim të hapur vështirë se Veseli mund të zgjidhet nesër kryetar”, thotë Sallova për “Arbresh.info”.
Sipas Sallovës koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje do të bëjnë të pamundurën për dështimin e seancës, duke mos përjashtuar edhe braktisjen e saj “Nëse ka hapësirë, rregullorja dhe Kuvendi përcaktohet për votim të fshehur, atëherë koalicioni LAA dhe VV do detyrohen ta braktisin seancën si e vetmja formë e parandalimit të sigurt të rrjedhjes së votave.
Në këtë rast seanca do shtyhej për një ditë tjetër”, është shprehur ai.
Zyrtarë të PDK-së kanë bërë të ditur sot koalicioni PAN nuk ka kandidat tjetër për kryeparlamentar përveç kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ndërkaq, koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë Veselin për kryetar të Kuvendit./Arbresh.info/Gita Lushi/
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...