Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë tha se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi ka zgjatur shumë duke ditur se nuk është një temë e vështirë.
“Projekti i deritashëm për demarkacionin ka zgjatë shumë, tema është jo aq e vështirë, komisioni i ri i Kosovës do ta trajtoj në tersi ne mendojmë që versioni për me gjet kufiri është në qafë të Çakorrit, do te kemi ri negocim me Malin e Zi”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se do të mundohet të bëjë një zgjidhje me të gjithë duke përfshirë edhe komisionet për kufirin.
“Deri më tani kemi zgjedh shumë tema kam bindjen e plotë se do ta gjejmë një zgjidhje bashkë. Është një qeveri e re e dimë ku është kufiri të gjeturat i dimë, jemi të sigurt që versioni i drejtë është në qafë të Çakorrit”, tha ai.
Në intervistë Haradinaj u pyet edhe për asociacionin e komunave serbe, duke thënë se puna e asociacionit është zgjedhur në gjykatë kushtetuese.
“E ka zgjedh këtë punë gjykata kushtetuese e ka anulu marrëveshjen paraprake ajo nuk vlen më, sepse nuk është në harmoni me kushtetutën e vendit. Atë që e ka paraparë kushtetuta një asociacion komunash ka vetëm rol koordinues. Na jemi vend sovran kemi kushtetutë”, shtoi ai.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?