Ka shkuar në 600 numri i ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë luftimeve në Gaza dhe zona të tjera kufitare që prej nisjes së luftës më 7 tetor. Lajmin e konfirmon ushtria e cila shton se bilanci më i rëndë ishte pikërisht në ditën e parë të operacionit, kur u vranë dhe 256 personel ushtarak nga militantët e Hamasit.
Ndërkohë në krahun tjetër bilanci është edhe më tragjik sidomos duke shtuar këtu dhe faktin se pjesa më e madhe e personave që janë vrarë nga bombardimet janë civilë, sidomos gra dhe fëmijë. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, numri i viktimave i ka kaluar 32 mijë.
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria izraelite është tërhequr nga spitali i Shifas, të cilin e mbante të rrethuar me tanke prej më shumë se dy javësh.
Të shtëna intensive u dëgjuan në lagjen Al Rimal, për të mbuluar tërheqjen nga struktura spitalore, teksa militantët e Hamasit, deklarojnë se zona është mbushur me të vrarë.
Në një deklaratë për mediat, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se gjatë sulmit izraelit në Al Shifa janë vrarë të paktën 21 pacientë, teksa shumë të tjerë janë në rrezik për jetën për shkak të ndërprerjes së ndihmës mjekësore.
Problemat nuk i qëndrojnë larg as kryeministrit Netanjahu, i cili mbrëmjen e kaluar është shtruar në spital për shkak të problemeve me shëndetin. Zyra e kryeministrisë ka dalë me një njoftim zyrtar ku sqaron se kreu i qeverisë iu nënshtrua me sukses një operacioni për hernin diskale.
Por nuk janë këto andrallat e vetme për Netanjahun. Mijëra njerëz u grumbulluan të dielën përpara parlamentit izraelit, në atë që mund të cilësohet si tubimi më i madh në vend që pas nisjes së luftimeve në tetor.
Protestuesit i kërkuan qeverisë të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve të mbetura dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Netanjahu nga ana e tij është kundër zgjedhjeve të reja përpara fitores së luftës në Gaza, pasi kjo gjë sipas tij do të paralizonte Izraelin për të paktën 8 muaj dhe do të bllokonte negociatat për paqen./A2CNN
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...