Fjalimit i Jared Kushner në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikanë në Jerusalem, ka pretenduar se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje.
Ai i ka bërë këto komente pikërisht në ditën kur forcat izraelite kanë vrarë 52 protestues, transmeton portali arbresh.info
Kushner, të cilin Presidenti Donald Trump e ka ngarkuar me sjelljen e paqes në Lindjen e Mesme, tha se administrata amerikane është afër përfundimit të një plani të paqes, por ende nuk dihet se kur do të zbulohet përmbajtja e saj.
“Ne besojmë se është e mundur që të dyja palët të fitojnë më shumë se sa që japin, në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund të jetojnë në paqe”, tha Kushner në ditën e hapjes së ambasadës.
Kushner gjithashtu lavdëroi vjehrrin e tij për shkeljen e dekadave të traditës për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në qytetin e kontestuar të Jerusalemit, duke thënë se ndërsa paraardhësit e tij u tërhoqën nga premtimi i tyre për një veprim të tillë “, Presidenti Trump dha një premtim dhe e mbajti atë “./arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...