Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë deklaroi se fakti që Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, do të ketë ndikim në marrëdhëniet me Serbinë.
Me atë rast, Nikola Selakoviç tha se nuk ishte as i lumtur dhe as i kënaqur për shkak të kësaj, shkruan RTS, transmeton portali arbresh.info
“Vetë Izraeli ka zgjedhur interesin e tij, ka zgjedhur Amerikën si partner të rëndësishëm. Ajo që është e rëndësishme për në është që të mos marrim pjesë në atë proces, pasi Presidenti Aleksandër Vucic nuk pranon të bëhet e pjesë e nënshkrimit nga ana e Izralit për të njohur Kosovës dhe anasjelltas”, tha ai.
Ai tha se është shumë interesante dhe do të shihet nëse do të ketë vende myslimane dhe arabe që do ta njohin Kosovën.
“Ne kemi bërë përpjekje për marrëdhënie serioze me Izraelin, dhe ne nuk jemi të lumtur për këtë. Duhet të zbatohen pjesët tjera të marrëveshjes mes Serbisë dhe SHBA-së, që u nënshkruan në Uashington”, tha ai.
Kur u pyet se kur Serbia do të hapë një ambasadë në Jeruzalem, ai u përgjigj “atëherë”.
“Vuçiç tha qartë në Uashington se nga varet procesi dhe si do të zhvillohet në të ardhmen,” tha Selakoviç./arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...