Zyrtarët palestinezë thanë se Izraeli ka zhvilluar bastisje në Bregun Perëndimor duke vrarë katër palestinezë.
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet ka lëshuar një deklaratë për media, duke konfirmuar se është zhvilluar një operacion i paspecifikuar ushtarak më 26 shtator, që ka pasur për cak “terroristët e Hamasit, të cilët ishin duke u bërë gati të kryenin sulme terroriste”. Por, ai nuk dha detaje të tjera dhe as nuk tha se nëse ka pasur viktima në këtë aksion.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre palestinezë janë vrarë në një fshat në veriperëndim të Jerusalemit.
Kjo ministri tha se një palestinez tjetër u vra në një fshat në afërsi të qytetit Jenin.
Sipas raportimeve të radio-stacioneve në Izrael dhe portaleve të tjera, është thënë se të paktën katër militantë janë vrarë në disa lokacione në Bregun Perëndimor dhe se qëllimi i bastisjeve ishte të kapeshin anëtarët e Hamasit.
Hamasi, një grup militant që merr fonde nga Irani, udhëheq me Rripin e Gazës.
Zyrtarët izraelitë kanë frikë se grupi ka për qëllim që të fuqizohet në Bregun Perëndimor dhe të sfidojë Autoritetin Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi./Rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...