Zëvendëskryeministri i vendit, Fatmir Limaj ka takuar investitorë nga shteti izraelit, të cilët janë të gatshëm për investime në Kosovë.
Në një konferencë për media, Limaj bëri me dije që tashmë po bëhet fjalë për plane konkrete zhvillimore mes Kosovës dhe Izraelit.
“Është një hap i madh i një bashkëpunimi konkret ekonomik. Më vjen mirë që këta investitorë e kanë mbështetjen edhe të shtetit izraelit. Siç e dini ju pas procedurave të shitjes së tokave tona investitorët do të jenë të gatshëm të investojnë në Kosovë. Kemi pas në takim investitorë serioz të sektorit të bujqësisë, sepse ju e dini Izraeli është lider i zhvillimit të bujqësisë, prandaj investimi në bujqësi është lajmi më i mirë për Kosovën dhe mundësi e mirë për hapje të vendeve të reja të punës.”, tha Limaj.
Limaj tutje tha se Qeveria e Kosovës do ofrojë mundësi për investitorët tjerë, që të qohen interesat e përbashkëta përpara./Indeksonline/
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1418802248217451/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?