Laboratori i IKSHPK-Qendra Kombëtare e Gripit ka konfirmuar sot një rast pozitiv në influencën A, nga gjithsej 76 mostra të dyshimta në grip.
Nga 1 tetori deri më 9 janar 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 17.119 raste të dyshimta në grip, 2.9148 raste të infeksioneve respiratore akute dhe 16 raste të rënda respiratore akute.
Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe.
Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës nga muaji tetor ka pasur rritje të lehtë përgjatë muajve pasues nëntor dhe dhjetor por nuk kalon pragun epidemik.
Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.
Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...