Vendimi për karantinimin e Ferizajt është plotësur nga ministria e Shëndetësisë.
Kjo nënkupton edhe izolimin strikt të këtyre fshatrave si dhe zbatimin e masave parandaluese.
Njoftimi i plotë nga komuna e Ferizajt:
Plotësohet vendimi për karantimin e Ferizajt, izolohen edhe vendbanimet e të infektuarve, fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Neredime, Lloshkobare dhe lagja Topojani në Greme
Ministria e Shëndetësisë, mori vendim që të plotësoj vendimin për shpalljen e Komunës së Ferizajt – zonë karantinë, duke i shpallur fshatrat Sazli, Mirash, Varosh, Neredime, Lloshkobare dhe lagja Topojani në Greme – vatra të përhapjes së infeksionit, çka nënkupton izolimin e tyre dhe zbatimin strikt të masave parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19.
Pra, përveç izolimit të Ferizaj, të izoluara do të jenë edhe fshatrat e lartpërmendura që të parandalohet shpërndarja e virusit.
Këtë vendim pranoi pak orë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...