Trendi i blerjeve online viteve të fundit është shumfsihuar nga kosovarët.
Kjo është rritur edhe më shumë gjatë kohës së pandemisë, ku qytetarët nuk kanë të drejtë të lëvizin lirshëm, shkruan arbresh.info
E porosia e produkteve vetëm përmes internetit po u shkakton shumë paknaqësi atyre, madje ata edhe po mashtrohen nga ato biznese në të cilat bëjnë porosinë e produktit.
Blerjet online po dalin edhe me shumë mangësi, në ato raste si produkti në foto duket më i mirë se në realitet.
Në një grup në Facebook janë postuar disa fotografi të cilat tregojnë paknaqësitë dhe mashtrimet e bizneseve ndaj konsumatorëve.
Këtu dikush ankohet se nuk i punon pajisja, duke mos marrë përgjigje me orë të tëra në lidhje me mundësinë e ndërrimit.
Një tjetër person ankohet se produkti nuk ka qenë sikurse që është parqitur në faqen online.
Disa të tjerë thonë se nuk janë dëshpëruar ndonjëherë nga produktet e këtyre faqeve.
Ndërsa nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës thonë se nuk është raportuar ende asnjë rast që ka të bëjë me mashtrimet online.
Në një përgjigje për arbresh.info ata thonë se në këto lloj rastesh ndërmarrin veprime konform autorizimeve ligjore qe kanë.
‘Krijimi i faqeve të rrejshme, sidomos të atyre për blerje online dhe atyre bankare (e-banking). Përdoruesit e internetit duke menduar se janë kyçur në një ueb-faqe të vërtetë për të blerë online, ofrojnë të dhënat personale bankare si dhe të dhëna tjera, ku keqbërësit pas sigurimit të këtyre të dhënave bankare dhe personale i shesin në tregjet e zeza si dhe i shfrytëzojnë që
të bëjnë pagesa apo blerje të ndryshme‘‘
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë edhe disa këshilla se si të mbrohen nga këto mashtrime.
‘‘Kujdes të shtuar gjatë blerjeve online. Verifikoni ueb-faqet që ofrojnë produkte online (a kanë të dhëna kontaktuese – persona kontaktues, e-mail adresë, telefon, adresë fizike, a ka përdorues, vlerësimet dhe komentet e blerësve etj‘‘
Ndyshe kujtojmë se në këtë kohë kur edhe Kosova po përballet me virusin Covid-19, porositë nga jashtë vendit kanë shënuar ulje./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...