Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një intervistë për Arbresh.info ka folur lidhur me kërkesën për dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës.
Zeqiri u shpreh se nuk do të dorëhiqet pa pajtim ndërmjet partive politike.
“Nuk shoh ndonjë arsye për tërheqje qoftë tani, qoftë pak më vonë. Këtë inciativë e shoh që do të marrë kohë pak a shumë, ditëve, javëve në vijim do të kemi një situatë më të qartësuar për të marrë vendimet e duhura.”, është shprehur Zeqiri.
“Preferenca ime do të kishte qenë dorëheqja e vullnetshme por e dakordume. Të kemi njëfarë dakordimi edhe gjithë kryetarët por edhe mekanizmat shtetërorë, të kemi një harmonizim do me thënë duke u lidhë me gjithë spektrin politik”, tah ai./Arbresh.info
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...