Anëtari i Këshillit Drejtues (KD) të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Izmi Zeka, ka kërkuar nga deputetët e kësaj partie që ta votojnë demarkacion, por jo edhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbeten të izoluar. “Partia Demokratike e Kosovës, gjithmonë ka qenë parti që i bënë hapat e mëdhenj. Dhe në këtë relacion PDK-ja do të jetë pro votimit të demarkacionit”, ka thënë Zeka.
Zeka i cili ushtron edhe pozitën e zëvendësministrit në Qeverinë e Kosovës, ka deklaruar se mocioni për rrëzimin e ekzekutivit më tepër ka të bëjë me ngritjen e reitingut të opozitës. “Vlerësojë se PDK-ja, deputetët e saj, nuk do ta mbështesin mocionin, sepse nuk kemi nevojë t’i bëhemi argat askujt”, ka thënë Zeka.
Ai ka shtuar se në zgjedhje të parakohshme mund të shkohet vetëm me marrëveshje ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. “Me një fjalë, nuk bëhet tërmet edhe nëse shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar Zeka./Arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...