Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) dhe kryesues në largim i Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq, lidhur me fjalimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Mitrovicën veriore, tha se lideri serb “flet për paqe, ndërsa vazhdon të grumbullojë armatim”, transmeton Gazeta Express.
Në intervistën për portalin sarajevas Klix, Izetbegoviqi tha se Vuçiqi më në fund “i ka hapur sytë”, por i bën vërejtje se flet për pajtim me boshnjakët dhe deklarohet për BeH unike, porse njëkohësisht “bën jarani dhe me asnjë fjalë s’e kundërshton (presidentin e Republikës Sërpska, Milorad) Dodikun, i cili i ofendon boshnjakët dhe vë në pikëpyetje integritetin territorial dhe paqen në Ballkan”.
Në fjalimin në Mitrovicë, thotë Izetbegoviqi, presidenti serb “madhëroi prijësit e luftës dhe kriminelët e gjykuar”, duke pasur në mendje Sllobodan Millosheviqin.
Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, të cilit së shpejti i përfundon mandati, konsideron se Vuçiqi momentalisht është “në një të çarë” dhe se tenton që “me fjalë të forta ta kënaqë dhe ta qetësojë pjesën radikale të opinionit publik serb, para se të ndërmarrë disa veprime lidhur me Kosovën, që do të mund të rezultonin me rezistencë dhe rebelim eventual”.
“Shihet qartë se ka ardhur koha për ‘vendim vendimtar’ për zgjidhjen e ‘nyjës kosovare’ dhe nëse Vuçiqi një vendim të tillë e merr, do të duhet t’i pranohet se ka guxim”, tha Izetbegoviqi.
Lideri i myslimanëve të BeH-së konsideron se “status quoja” po e lodh Serbinë dhe e ndalon atë në rrugën e euro-integrimeve dhe shton se “është vështirë të jesh lider serb i cili e ka pranuar realitetin, respektivisht pavarësinë e Kosovës”.
Lidhur me idetë për këmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, Izetbegoviqi shprehu drojën se një gjë e tillë do të mund të hapte orekset për pavarësimin e Republikës Sërpska, me krijimin e një entiteti të ri në BeH dhe bashkëpunimin e politikanëve serbë dhe kroatë në këtë drejtim.
Ai është shprehur i bindur se asnjë nga këto nuk do të mund të realizohej, por mund të shkaktojë kriza të thella politike që do të zgjasnin dhe do ta çonin prapa vendin dhe popullin.
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...