Kryetari i Partisë kryesore boshnjake të Bosnje-Hercegovinës, Partia e Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte tërhequr një paralele mes Kosovës dhe Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës.
Izetbegoviq ka pohuar se pavarësia e Kosovës nuk ka asnjë ngjashmëri me statusin e Republikës Serbe, ashtu siç pohoi në Parlamentin serb, presidenti Vuçiq.
“Kosova ishte pjesë e federatës së Jugosllavisë gjersa Republika Serbe është vetëm një entitet brenda Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Izetbegoviq përpara seancës së Bordit Kryesor të SDA-s, i cili po mbahet në Sarajevë.
Izetbegoviq reagoi ndaj deklaratës së Vuçiqit, i cili, duke paraqitur një raport mbi negociatat me Kosovën në parlamentin serb, tha se zyrtarë nga Republika Serbe po pyesin pse një rregull zbatohet për Kosovën dhe një tjetër për Republikën Serbe. Ai tha se shqiptarët në Kosovë kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe serbët në Republikën Serbe nuk e kanë.
Izetbegoviq sqaroi më tej se deklarata e Vuçiqit në thelb mohon që gjenocidi dhe spastrimi etnik të ketë ndodhur në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.
“E njëjta e keqe ndodhi në Kosovë. Ka shumë varre masive në Kosovë, ka disa në afërsi të Beogradit. Kishte kampe përqendrimi në Republikën Serbe dhe kjo është arsyeja pse ata nuk kanë asnjë bazë morale, njerëzore dhe ligjore për të folur në lidhje me ndarjen”, theksoi Izetbegoviq.
Ndryshe, Bosnja-Hercegovina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës pasi një gjë të tillë po e bllokon anëtari serb i presidencës trepalëshe të shtetit boshnjak, Milorad Dodik.
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...