Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mësuar diçka të vetme gjatë periudhës shumëvjeçare të bisedimeve në Bruksel.
Sipas Daçiq, ajo që ka mësuar Thaçi është se nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, pa dhënë pëlqimin Beogradi zyrtar, shkruan Blic.rs, përcjell Klan Kosova.
“Thaçi po del të jetë më pozitiv se disa të tjerë në Prishtinë. Ai e di se zgjidhja e qëndrueshme duhet të bëhet me pëlqimin e Beogradit”, tha ai.
Daçiq ka theksuar se nisma e autoriteteve të Kosovës për të penguar vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Liqenin e Gazivodës ishte veprim i gabuar dhe në kundërshtim me procesin e paqes.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...