Ivanoviq: Zgjidhja e çështjes së Kosovës, modeli i Qipros

11:49 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

“Ndarja e Kosovës në mes serbëve dhe shqiptarëve është një zgjidhje që vetëm në hartë do të dukej e mirë”, deklaroi politikani Oliver Ivanoviq.

Sipas tij, ndarja e territorit praktikisht do të nënkuptohej se Serbia njeh atë pjesë të Kosovës, në të cilën ndodhen objekte që janë të rëndësishme për identitetin serb dhe do të ishte një “zgjedhje e lehtë” e çështjes theksoi Ivanoviq për DW përcjellë nga mediat serbe.

“Këto janë vendime që njerëzit bëjnë duke shikuar hartën dhe me një laps vizatojnë vijën duke harruar se prapa atij vendimi fshihen viktima njerëzish. Mendoj se Serbia nuk guxon ta lejojë që të shkelet Kushtetuta që njëanshëm të njihet jugu i Kosovës. Sipas kësaj “zgjidhjeje të lehtë”, veriu do t’i takonte Serbisë, që të mos e humbiste të tërën. Vlerësoj Daçiqin, si një njeri të mençur, por, në këtë rast, ai shkon në drejtim të një zgjedhjeje që vetëm në hartë do të dukej e mirë”, theksoi Ivanoviq.

Ai është i bindsur se zgjidhja më e mirë do të ishte modeli i Qipros, sepse ka ngjashmëri.

Tutje ai theksoi se me bisedime nuk do të arrihet asgjë, meqë kështu me dialog në Bruksel mund të zgjasë me vite të tëra dhe vendim për zgjidhjen e çështjes nuk mund të merret, ngase palët nuk lëshojnë pe nga njëri tjetri, transmeton RTK.

Në anën tjetër, vlerëson Ivanoviq, shqiptarët e Kosovës në këtë “turbulencë politike” që do të zgjasë së paku 10 vite dhe bashkësia ndërkombëtare, që në këtë moment kanë shumë çështje tjera dhe as që mendojnë për Kosovën, derisa të shohin ndonjë ide tjetër për zgjidhjen e problemit.

“Derisa është kështu, presioni ndaj nesh nga përfaqësuesit e BE-së do të vazhdojë qoftë si qëndrime të vendeve prej nga vijnë, qoftë personale, por, sido që të jetë, interesat e tyre janë të kundërta me ato tonat. Ata duan që ne ata njohim Kosovën dhe ta heqin qafe, por që ne serbët nuk guxojmë t’ia lejojmë këtë vetes për hir të gjeneratave të ardhshme, e cila do të nxiste ndonjë konflikt të ri”, thekspoi Oiliver Ivanoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme