Google ADS

Ivanoviq bënë thirrje për themelim të përkohshëm të Asociacionit

17:25 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

I akuzuari për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq ka propozuar që të themelohet përkohësisht Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

 Sipas tij, ky Asociacion duhet të themelohet që serbët e Kosovës të mbijetojnë dhe të kenë marrëdhënie më të mira me Beogradin.

“Ne nga ana jonë duhet t’i konstituojmë, përkohësisht, organet e përkohshme të Asociacionit. Këto organe të përkohshme duhet të përbëhen nga Kuvendi i përkohshme, president i përkohshëm dhe ekzekutivi me sekretariat të përkohshëm të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Të gjitha këto duhet të formohen sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ivanoviq.

Ivanoviq aktualisht është në arrest shtëpiak duke pritur fillimin e procesit të ri gjyqësor për krimet kundër shqiptarëve. Ai në procesin e parë gjyqësor është dënuar me 9 vjet burg, transmeton lajmi.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme