Oliver Ivanoviç, kryetar i iniciativës serbe, ka deklaruar se pret që Lista Serbe të mbështesë kandidatin për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Për të përditshmen serbe ‘Danas’, ai tha se Lista Serbe ka bërë disa gabime, mes të cilave edhe shmangien e bisedimeve se si do të sillet Qeveria e ardhshme e Kosovës ndaj serbëve, transmeton portali arbresh.info.
“Gabim tjetër është që përfaqësuesit e Lista Serbe në fillim thanë se nuk do të ketë bisedime me Ramush Haradinaj. Ata nuk duhet të sjellin këso lloj situatash. Partia e Ramushit dhe vetë ai kanë marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e kaluara, prandaj, Serbia nuk mund të zgjedhë se me cilin nga liderët kosovarë do të flasë”, ka shtuar ai.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte