Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dalë para qytetarëve të vendit për të reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku janë sulmuar fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare të cilët votuan Kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë.
”U bëj thirrje që të jeni të qetë, të mos bini në provokime dhe manipulime. Thërras në qetësim të tensioneve dhe jo dhunë, në sjellje të ndërgjegjshme, në përgjegjësi të institucioneve që duhet të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën. Deputetët duhet të veprojnë sipas rregullore të Kuvendit që sot u shkelën. gjendja tejkalohet me respektim të Kushtetutës dhe rendit juridik, ska përgjigje që nuk zgjidhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Prandaj, i thërras liderët e partive politike në një takim liderësh për të diskutuar gjendjen e tanishme për të parë të gjitha mundësitë për të dalë nga situata. Liderët janë përgjejgës për të gjetur zgjidhje sipas Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Askush nga jashtë nuk do t’i zgjedhë problemet, por duhet që vetë të bëjmë këtë”, u shpreh Ivanovi.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të