“Iute Credit” institucion makrofinanciar, të cilit i është marrë licenca nga Banka Qendrore e Kosovës, e kishte dërguar Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në shkurt të 2020-së.
Por, sot Iute Credit humbi betejën në Gjykatën e Arbitrazhit kundër Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook.
“Une sot ndihem krenar per vendin, e pse, ua tregon Sokol Havolli. Pasha Zotin edhe hyzmetin ia kemi be dhe jam i lumtur pafund per kete. Iute Credit qe i ka vjele qytetaret tane me kamatat me cnjerezore te mundshme, perfundimisht ka pesuar debakel perballe Republikes se Kosoves!”, ka shkruar Berisha.
Ndryshe, vlera e parave e kërkuar me padi nga IuteCredit ishte 35 milionë €./arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër