Një grua, me nënshtetësi të huaj ka njoftuar Policinë se një person i prezantuar si shitës i banesës e ka mashtruar dhe i ka marr një shumë të konsiderueshme të parave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 18 shkurt 2023, në ora 03:51.
“Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore. /arbresh.info/
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...