Google ADS

Iu përmend emri për kryeministër, reagon Skender Hyseni

13:09 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Zyrtari i LDK-së, Skënder Hyseni ka reaguar pas raportimeve të disa mediave se ai do të jetë emri që do t’i dorëzohet presidentit Thaçi për kryeministër të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se kjo çështje nuk është shtruar asnjëherë në organet e partisë, dhe se ai nuk është kandidat.

Sipas tij, të njëjtat spekulime vijnë nga qarqe të caktuara që kanë për qëllim krijimin e hutisë dhe konfuzionit.

Postimi i plotë në Facebook:

Të nderuar miq dhe qytetarë,
Duke respektuar pafundësisht lirinë e medias, parim ky të cilin unë e kam të shenjtë, jam i detyruar që të shpreh indinjatën time me spekulimet e sotme qe kanë lakuar emrin tim si kandidat i LDK-së për Kryeministër. Interesimit të shumë gazetarëve sot po u përgjigjem përnjëhere! Kjo çështje nuk është shtruar asnjëhere në organet e partisë. Nuk jam unë kandidat! Pra, janë spekulime dhe asgjë më shumë, e të cialt vijnë nga qarqe të caktuara që për synim të vetëm kanë krijimin e hutisë dhe konfuzionit.
Lidhja Demokratike e Kosovës është parti shumë serioze dhe rrjedhimisht çdo verpim i saj në këtë drejtim do të bëhet rigorozisht në pajtim me procedurat kushtetuese.
Pra, ashtu siq ka konstatuar Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, pas votimit të KP-së: ” Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se ekziston vullneti i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrjen e mandatit mbi bazën e ndjekjes së procedurave kushtetuese, për formimin e Qeverisë në një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma SOCIALDEMOKRATE-AKR dhe partitë që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.”
LDK do të vendos për kandidatin, vetëm pasi të ketë marrë mandatin për të krijuar qeverinë duke respektuar procedurat kushtetuese. Deri atëhere, të gjitha pra, janë spekulime!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme