Iu lakua emri si kandidat për President, reagon Behgjet Pacolli

21:49 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pasi emri i tij u lakua si president i mundshëm i Kosovës.

Pacolli ka thënë se Kosova e ka presidentin e vet. Tutje, Pacolli tha se çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë.

“Kosova e ka Presidentin e vet kushtetues. Çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë por kurrsesi realitet”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kujtojmë se aktualisht presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është paralajmëruar akuza nga Dhomat e Specializuara të Hagës, mirëpo Gjykata Speciale ende nuk i ka ngritur aktakuzë. Nëse një gjë e tilllë ndodh, Thaçi ka paralajmëruar dorëheqjen.

Pas këtij paralajmërimi, në skenën politike u lakuan emra të disa personave si president të mundshëm të Kosovës. Ndër ta, Ramush Haradinaj, Jusuf Buxhovi e Behgjet Pacolli.

Por, nëse Thaçi nuk jep dorëheqjeje, kujtojmë se në shkurtin e vitit të ardhshëm mandati i tij do të përfundojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme