Një person nga Prizreni ka vdekur, pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore duke luajtur futboll.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku njoftoi se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, shkruan arbresh.info
“Prizren, 13.02.2022 – 15:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raport. /arbresh.info/
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...