Iu dha hapësirë televizive një dhunuesi, Kusari paraqet ankesë në KPM ndaj Klan Kosovës

14:03 | 5 Nëntor 2024
K.B

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka paraqitur ankesë në Komisionin e Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes, shkruan Arbresh.info

“Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Sapo parashtrova ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova.

Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore.

Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes.

Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03.

Ky do të jetë një rast kyç (landmark case) për Komisionin e Pavarur për Media dhe precedent në fushën e mbrojtjes së grave nga ky institucion.

Ndryshe mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova hyri ish burri i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh.

Drenusha kohë më parë në po të njëjtin televizion kishte raportuar në media se ai ushtronte dhunë fizike ndaj saj.

Ajo kishte ndarë fotografitë ku shihej e mavijosur nga shenjat që i kishte shkaktuar ish burri.

Hyrja e tij në BBVK, ngjalli shumë reagime duke dënuar ashpër këtë veprim të televizionit Klan Kosova./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme