I ftohti i dhjetorit sjell me vete për herë të tretë datën kur motra e SH.B (emër i njohur për redaksinë), iku nga familja për t’ju bashkuar bashkëshortit në luftën e ISIS-it në Siri.
Më shumë se sa për t’ju bashkuar njeriut të jetës, ajo iku nga gjykimet e paragjykimet e prindërve, vëllezërve e shoqërisë për zgjedhjen e bashkëshortit që të jetë pjesë e organizatës terroriste.
Një vit pas qëndrimit në Siri, i shoqi i saj humbi jetën në betejë.
Megjithëkëtë kjo nuk i mjaftoi që t’i kthehej familjes, pavarësisht lutjeve të së motrës.
Më e lehtë për të ishte përballja me luftën se sa fjalët e familjarëve.
Gjatë ikjes ajo u plagos me dy plumba në trup, plagët e së cilës nuk ju trajtuan për tre muaj nga ushtria kurde e cila i mbajti të arrestuar.
Ajo sot është përjashtuar nga familja, e e motra tregon se për të flet vetëm me të ëmën.
Ajo arrin t’ju shkruaj shumë rrallë përmes telefonave të grave siriane, e për herë të fundit u është lajmëruar me 12 tetor kur edhe ka shprehur vullnetin të largohet pas tensionimit të situatës si pasojë e sulmeve turke.
Tash ajo pret që e motra e saj, të bie në duart e ushtrisë turke dhe të kthehet në vendlindje.
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...