Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion të sistemit të drejtësisë së Italisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini.
Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj, i ka njoftuar ata me organizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kompetencat dhe punën që e ka bërë dhe është duke e bërë.
Isufaj ka folur edhe për projektin e Binjakëzimit, të financuar nga BE-ja “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”, duke shtuar që Këshilli është duke punuar që të përfitojë sa më shumë nga ky projekt, ndërsa vlerësoi punën e ekspertëve italian të angazhuar në kuadër të projektit në fjalë.
Në anën tjetër, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini, shprehi vullnetin dhe angazhimin, që përmes projektit të lartcekur dhe mënyrave tjera të bashkëpunimit, t’i ndajnë përvojat dhe eksperiencat e sistemit të drejtësisë së vendit të tij me kolegët e sistemit të drejtësisë së Kosovës.
Në fund të takimit, në kuadër të bashkëpunimit të dy sistemeve të drejtësisë, kryesuesi Isufaj u ftua për të vizituar Italinë.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...