Italia pajtohet me deklaratën e BE-së, inkurajon Prishtinën dhe Beogradin që të rifillojnë bisedimet

13:33 | 28 Shkurt 2020
A. B.

Ambasada italiane në Prishtinë, e ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që të hiqet për lëndën e parë që importohet nga Serbia.

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në Twitter se pajtohen me deklaratën e Bashkimit Evropian si dhe inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin që të rifillojnë bisedimet.

“Ne plotësisht pajtohemi me deklaratën e Bashkimit Evropian. Italia inkurajon Beogradin dhe Prishtinën që të rifillojnë bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë proces”, ka shkruar Orlando.

Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media.

Një vendim të tillë e ka mirëpritur edhe Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së.

 

Të ngjashme