Italia mbyll kufijtë për Kosovën dhe disa nga vendet e rajonit

13:34 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Italia bllokon hyrjen në territorin e saj të çdo personi që vjen nga Kosova dhe disa nga vendet e rajonit.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka nënshkruan urdhëresën e futjes së Kosovës, Serbisë e Malit të Zi si vende me rrezik nga pandemia COVID-19.

“Ne kemi shtuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në listën e vendeve me rrezik. Kush ka qenë në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit ndalohet të hyjë apo të kalojnë në Itali. Në botë pandemia është në fazën e saj me të ashpër. Duhet kujdes maksimal për të mbrojtur rezultatet e arritura deri më sot”, ka shkruar Speranza në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme