Dy shqiptarë e 1 moldave janë vënë në pranga në Itali për trafikimin e gati 50 kg kokainë e të kapjes së rreth 400 mijë euro cash.
Autoritetet policore italiane të Rovigos në bashkëpunim me ato të Reggio Emilias, kanë ekzekutuar në komunë e Bossaros, operacionin antidrogë i cili ka çuar në sekuestrimin e gati 50 kg kokainë e rreth 400 mijë euro cash.
Në pranga janë vënë 2 shqiptarë e një shtetase moldave.
Fillimisht janë kapur 2 pako me kokainë nga 1 kg secila, një sasi e vogël me marijuanë e 17 mijë euro, në brendësi të automjetit me të cilin ata po udhëtonin.
Hetimet e mëtejshme kanë çuar në kontrollin e banesave të dy shqiptarëve ku janë gjetur gjithsej rreth 39 pako të tjera me kokainë e 390 mijë euro cash.
Gjithsej autoritetet italiane informojnë se operacioni ka çuar në sekuestrimin e gati gjysmë kuintali kokainë e rreth 400 mijë euro.
Gjithashtu është sekuestruar dhe një instrument i cili përdorej për konfeksionim e drogës.
Dy shqiptarët e shtetasja moldave janë vënë në pranga me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Siç shfaqet dhe në video, kokainë e ndarë në pako rreth 1 kg secila mban simbole të ndryshme identifikuese, herë me germa, me numra apo me figura./oranews
Trumpi zotohet përsëri se do t’i japë fund luftës në Ukrainë
Problemet e mëdha ekonomike në Gjermani dhe pritjet
Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të për...
Strohmeyer fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të U...
Prishtina sot renditet e 19-ta në botë për ndotje të ajrit
Trump dhe Kosova