Google ADS

Itali: Arrestohet një 19 vjeçare nga Kosova e dyshuar për terrorizëm

11:49 | 17 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova u arrestua nga autoritetet italiane në mëngjesin e së mërkurës në Itali.

Hetimi nisi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një kosovar 21-vjeçar me të cilin u martua janarin e kaluar, i cili kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzulai.

Vajza ishte zhvendosur në Milano disa muaj më parë në shtëpinë e vëllait të saj.

Siç raportojnë mediat italiane 19-vjeçarja ishte radikalizuar qysh nga mosha 16-vjeçare.

E dyshuara për terrorizëm njihet si përkrahëse e flaktë e Shtetit Islamik, raporton Italia 24 News, raporton Klan Kosova.

Siç raportojnë mediat italiane 19 vjeçarja me inicialet B.T, ishte në kontakt të vazhdueshëm me burrin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët.

Ajo u arrestua nga policia italiane nën dyshimin e pjesëmarrjes në organizata terroriste.

Shoku i bashkëshortit të vajzës, Kujtim Fejzulai, në nëntorin e vitit 2020-të gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosi 23 të tjerë.

Fejzulai më pas u vra nga policia austriak

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme