Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit, raporton Gazeta Express.
Isufi tha se Haradinaj me këtë veprim ka treguar se nuk mund të shantazhohet.
“Opozita ka deklaruar se Haradinaj mund të shantazhohet, por për sa mund të shantazhohet e kemi parë gjatë këtyre viteve, se nuk kemi pranuar asnjë kusht. Sa herë kanë kërkuar që të merren vendime në të mirë të Kosovës, Haradinaj i ka zbatuar. As në të kaluarën nuk është shantazhu dhe nuk do të shantazhohet ndonjëherë. Është e dyta herë që Haradinaj në momentin kur ftohet nga drejtësia e bën vendimin më të dinjitetshëm”, tha deputeti i AAK-së.
“Haradinaj ka treguar që nuk shantazhohet ka treguar që veprimet e tij të jenë komform me interesat e Kosovës edhe atëherë kur shumëkush është munduar t’i bëjë presion edhe nga brenda edhe nga jaashtë, ka pas presione për taksën, edhe një herë për votimin e ushtrisë”, bëri të ditur ai.
Sipas Isufit, të gjithë ata persona që thanë se janë iniciues të taksës janë tërhjekur duke e lënë vetë Haradinajn në këtë veprim.
“Edhe ata që thanë se janë iniciues të taksës u tërhoqën dhe e lanë Haradinajn vetë. Po paguan çmime të vazhdueshme për shkak të qëndrimit të tij kombëtar në mbrojtje të institucioneve të shtetit”, shtoi ai.
“Unë jam i bindur që edhe 10 herë po të ndodhin veprime të tilla, Haradinaj ka treguar që i bënë veprimet e domosdoshme në situatat kur mund të cenohet shteti institucionet, integriteti e sovraniteti”, tha derisa përmendi edhe idenë për shkëmbim me territore.
“Ju e dini që ka pas një interesim edhe për korrigjim të territoreve. Ka treguar që kërkon njohje nga ana e Serbisë, duke treguar se vetëm të barabartë mund të diskutojnë me shtetin serb”, deklaroi.
Ai duke ju kundërpërgjigjur deputetin të VV-së, që tha se kanë marrë shantazhe nga Lista Serbe pati këtë përgjigje.
“Është e vërtetë që ka prit Lista Serbe që shumë mirë e kisha kuptu nëse kish pas një gatishmëri të partisë së Sveçlës që me thanë na nuk e lejojmë Beogradin me instalu në Kuvend përmes listës Serbe, e pastaj prej nesër do të mund ta vazhdonin betejën politike”, thotë ai.
“Haradinaj në rast se nuk e dini në Hagë nuk e ka folur asnjë fjalë veç fjalës ‘Jam i pafajshëm”, përfundoi Isufi.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...