Isufi reagon ndaj listave të veteranëve të rrejshëm: Mbane kokën lartë gjithmonë veteranë të lirisë

22:54 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka reaguar për listat e veteranëve të rrejshëm.

Ai ka thënë se lista e prokurorit Elez Blakaj i ka ngjasuar me listën e përgaditur nga UDB-ja e regjimit të Millosheviqit.

Sipas tij, lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë t’i dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.

Shkrimi i tij i plotë:

Mbane kokën lartë gjithmonë veteranē të lirisë.
Lista e Elez Blakajt, prokurorit dezertor të drejtësisë, më gjasoi më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e regjimit të Millosheviqit.
Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut.
Kur e pashë emrin e Rexhep Maksut Veselit (Fisit) u çudita pse nuk ishte edhe emri im sepse kemi qenë të akuzuar nga Prokuroria e Vranjës, për gjoja krime lufte. E mora vetëm këtë shembull për të treguar se u ndjeva i irituar edhe për të gjithë juve që gjendeni në kë listë .
Bashkëluftëtarë e veteranë, ju nuk keni luftuar as për famë as për benificione por, as nuk keni luftuar për një ‘drejtësi’ të padrejtë që fyen dinjitetin tuaj.
Ky dezeror dhe ky manipulues i drejtësisë iku nga atdheu dhe la turpin prapa.
Lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.
Turpi i mbuloftë të gjithë ata që fyejnë vlerën më të shenjtë të lirisë-UÇK-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme