Nënkoloneli dhe oficeri i parë i FSK-së, Sefer Isufi, ka thënë se pjesëtarët e komunitetit serb janë nën presion të madh për të aplikuar në konkurset për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.
Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës ka deklaruar se ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, i fton të gjithë qytetarët nga komunitetet të aplikojnë në konkurset për t’iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Pjesëtarët e komunitetit serb kanë qenë nën presion të madh, nën presionin e shantazheve nga Qeveria serbe. Po e sjell këtu mesazhin e ministrit të Mbrotjes, Armend Mehaj, i cili i fton të gjithë qytetarët e rinj të të gjitha komuniteteve që të aplikojnë dhe të bashkohen me FSK-në sepse FSK-ja është e gjithë qytetarëve si dhe për t’i shërbyer këtij vendi e kemi obligim të gjithë”.
“Kemi pasur një numër të vogël të serbëve që kanë aplikuar në konkursin e fundit të FSK-së të cilët i janë nënshtruar procesit të rekrutimit. Shpresojmë se në konkursin e ardhëm të aplikojnë të rinj nga të gjitha komunitetet tjera”,ka thënë Mehaj.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...