Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë në Zona B se fajin për mosliberalizimin e vizave e ka kryekëput Qeveria e Kosovës, ndërsa sa i përket opozitës dhe qëndrimit të saj është e qartë se nuk pranojmë të cungohet toka e Kosovës dhe Demarkacioni s’mund të kalojë në këtë formë, përkundër se është kusht.
“Ne nuk mund të japim territori, për shëtitje, ose edhe për nevojë”, ka thënë Isufi, njofton Klan Kosova.
“Faj ka qeveria që nuk ka kaluar Demarkacioni qe më shumë se një vit e gjysmë. Prandaj akuza e kryeministrit, Isa Mustafa, për opozitën është cinike. Sa është fajtore opozita tregon fakti që Demarkacioni nuk ka kaluar as në Parlament. Përkundër se i kanë 89 vota, ndërsa me 80 vota kishte kaluar Demarkacioni”.
“Por, deputetët nuk janë naivë që nuk e kanë përkrahur këtë version të Demarkacionit”.
“Ne si opozitë ndoshta kishim mbetur të vetmuar në këtë çështje, por edhe deputetët që janë ekspertë në këtë fushë që janë në partinë në pushtet na kanë bindur edhe më shumë se ne kemi të drejtë”.
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...