Google ADS

Isufi: Pa prezencë të ShBA-së, nuk mund të ketë dialog

11:34 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ahmet Isufi në tryezën me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?, ka thënë se pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të ketë dialog dhe kjo duhet të kuptohet në mënyrë serioze nga institucionet e vendit, shkruan arbresh.info.

“Pa prezencën e ShBA-së nuk mund të ketë dialog dhe kjo duhet të kuptohet shumë seriozisht nga institucionet tona në mënyrë që të kemi garantues në mbrojtjen e interesave të përbashkëta, të kemi garantues për zbatimin e marrëveshjeve e jo në këtë rast vetëm njërës palë në këtë rast Serbisë”, ka pohuar ai.

Isufi, ka pohuar se tashmë Kosova është në fazën kur duhet të bëhet një rekapitullim se çfarë ka ndoshur deri më tani me marrëveshjet e nënshkruara.

Sipas tij, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shtrohet në njohjen e drejtpërdrejtë të të dyja shteteve.

“Dialogu tani me Serbinë duhet të shtrohet në njohjen e drejtpërdrejtë të dy shteteve, e dyta duhet që të bisedohet për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e tyre e jo për punët e brendshme të Kosovës. Në vend se të normalizohen marrëdhëniet ne kemi ndërprerje të dialogut që sa kohë sepse është parë që është dialog i gabuar. Ajo që i duhet Kosovës është një konsensus”, ka thënë ai.

Isufi, ka shtuar se neglizhimi i cilit do faktorë në këtë drejtim e zbeh dialogun dhe e favorizon njërën palë.

“Serbia tani veç po aderon në një farë forme duke u ofruar në BE, ndërsa Kosova vetëm një MSA ka mundur ta arrij dhe atë me fusnotë”, ka deklaruar Isufi.

Duhet të ketë një dialog krejt tjetër sipas Isufit, me kompetenca të plota dhe me llogaridhënie duke pasur parasysh mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme