Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se marrëveshja e demarkacionit e nënshkruar mes dy presidentëve lë hapësirë të korrigjohet për gabimet eventuale që mund të jenë lëshuar.
Isufi thotë kjo marrëveshje hap rrugën e liberalizimit të vizave
“Ka dy vite e gjysmë që ne përballemi me këtë temë duke e ditur pikërisht rëndësinë e kësaj çështje dhe duke pretenduar që të kemi një zgjidhje çfarë e meriton populli i Kosovës. Pikërisht pse e kemi një projektligj i cili i saktëson elementet të cilat në të kaluarën kanë qenë të kundërshtuara prandaj marrëveshja me dokumentacionin e Komisionit Qeveritar me marrëveshjen e arritur në mes të dy presidentëve hap rrugën që Kosova të arrijë korrigjimin për gabimet që kanë mundur të lëshohen në të kaluarën dhe rrugën për liberalizim. Angazhimi ynë ka qenë që të bëhet korigjimi që është pranuar edhe nga Mali i Zi”, ka thënë ai.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte