Google ADS

Isufi: Liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejt – Haradinaj e mban premtimin

19:49 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë kohës së zgjedhjeve kishte premtuar se “nëse bëhet kryeministër, liberalizimi i vizave do të bëhet brenda tre muajve”.

Haradinaj u bë kryeministër më 9 shtator 2017, mirëpo liberalizimi akoma nuk ka ndodhur, ndonëse janë bërë shtatë muaj prej se ai qeverisë me vendin.

Bashkëpartiaku i tij dhe deputeti Ahmet Isufi e ka arsyetuar në një formë mosrealizimin e këtij premtimi nga ana e kryeministrit Haradinaj.

“Ata që janë entuziastë, që janë dinamikë, gjithmonë thonë diçka më shumë, por në proces e sipër e realizojnë”, ka thënë Isufi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Unë besoj se liberalizimi do të ndodhë – tashmë po punohet edhe kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë”.

“Uroj që liberalizimi të ndodhë shumë shpejt”.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është përfolur prej pasluftës, por nuk është bërë ndonjë angazhim i mjaftueshëm i institucioneve të drejtësisë. Involvimi i politikës në këto segmente ka ndikuar që qytetarët të ndjehen të zhgënjyer dhe Bashkësia Ndërkombëtare t’i ketë vërejtjet e veta”.

“Kur i është dhënë fuqi gjyqësorit duhet t’i lejohet që të kryejnë punën e vet”.

“Duhet të ndërmerren masa dhe të punojnë ata që janë përgjegjës në këto segmente në mënyrë që Kosova të lirohet nga barra që ka lidhur me liberalizimin e vizave dhe të krijohet drejtësi në këtë vend”./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme