Në AAK e kanë ndarë mënden sa i përket çështjes së presidentit.
Nënkryetari Ahmet Isufi ka thënë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit se pretendimi i AAK-së për ta kandiduar Ramush Haradinajn për president është i ligjshëm.
“AAK u ka paraprirë proceseve gjithmonë. Edhe në këtë rast në nuk dëshirojmë që Presidenti të përfundojë para kohe mandatin por kurdo që të vjen në tavolinë kjo temë ne i kemi paraprirë proceseve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Isufi është shprehur optimist se LDK do ta përkrahë kandidaturën e Ramush Haradinajt për postin e presidentit.
”LDK nuk e ka problem ta përkrahë kandidaturën e zotit Haradinaj pasi ajo ka Kryeministrin dhe Kryetaren e parlamentit. Nuk besoj se LDK ka aq shumë apetite sa ta pretendojë edhe presidentin”.
Nënkryetari tjetër i AAK-së Muharrem Nitaj thotë se kjo parti nuk ka pasur marrëveshje me LDK-në për presidentin prandaj e ka propozuar Haradinajn.
“AAK e ka zgjedh kandidatin e vet. Mos pritni ju që deputetët e Aleancës derisa e kanë një kandidatë të tyre në garë ta votojnë ndokënd tjetër”, ka thënë Nitaj.
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin