Google ADS

Isufi: Kosovës i duhet Ramush Haradinaj kryeministër

18:44 | 11 Maj 2017
M. A.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se subjekti të cilit i takon është duke shënuar rritje të fuqishme në terren.

Ai ka deklaruar se do të ishte mirë që qeverinë e ardhshme ta drejtojë Ramush Haradinaj, sepse sipas tij ai është lideri më i pakontestuar për ta kryer këtë detyrë, njofton Klan Kosova.

“Momentalisht nuk kemi kontakt me Vetëvendosjen për ndonjë koalicion parazgjedhor. Por jemi duke biseduar me parti tjera për të përafruar qëndrimet. Koalicioni me NISMA është shumë stabil. Me AKR-në kemi biseduar dhe po vazhdojmë të kemi bisedime. Mbetet të shihet”.

“Ka një ngritje të jashtëzakonshme të Aleancës. Kundërshtimi i Asocioacioni, i Demarkacionit, i ka bërë qytetarët që të na bashkohen. Cdo ditë kemi anëtarë të rinj nëpër degët tona”.

“Mendoj që nga partnerët e koalicionit të mundshëm paszgjedhor do të ishte e ndershme që atij t’i jepej mundësia për të drejtuar me qeverinë. Unë kam qenë minstër edhe i tij, gjatë 100 ditëve, edhe i Bajram Rexhepit. Dhe mund t’u them që në ato tre muaj ai i ka dhënë dinamikë zhvillimit të shtetit të Kosovës. Ramush Haradinaj kryeministër i duhet Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme