Florim Isufi, pjesë e komisionit të ri qeveritar për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, në Interaktiv të KTV-së ka komentuar komunikatën e Ambasadës Amerikane në lidhje me çështjen e demarkacionit.
Isufi tha nuk janë kundër SHBA-së, dhe shtoi se reagimin e Ambasadës e sheh si reagim diplomatik.
“Qeveria e Kosovës, me një vendim të saj, e ka aprovuar komisionin e ri për demarkacion, dhe me një vendim shtesë, i ka dhënë detyrë komisionit që të bëjë vlerësimin e raportit të komisionit të kaluar. E kemi marrë për detyrë që të analizojmë atë dokumentacion dhe do ta prezantojmë para qeverisë. Ne nuk kemi dorëzuar asnjë raport të shkruar. Ne vetëm kemi diskutuar para komisionit për informatat që i kemi. Pjesa kryesore ka qenë puna e këtij komisioni në dokumentacionin paraprak”, ka thënë Isufi.
I vetmi person i cili e ka kuptuar punën tonë ka qenë ish-kryeministri Isa Mustafa, tha më tej Isufi.
“Puna jonë është që të bëjmë përmirësime nga raporti i përpiluar nga komisioni i kaluar, nëse ka”, ka shtuar ai.
“Jemi të orientuar në punimin e një raporti me gjetjet e komisionit të kaluar. Krahas kësaj, qeveria ka kërkuar që të gjejmë informata tjera, nëse ka. Pra, nëse Kosova ka humbur territor. Por, ende s’kemi ndonjë raport për këtë. Kemi dalë në terren, por daljet tona në terren bëhen vetëm atëherë kur na duhet të vërtetojmë ndonjë informatë të re. Çdo ditë po gjejmë informata të reja për vërtetimin e dokumentacionit”.
Isufi tha se gjatë hulumtimit kanë hasur në një dokumentacion që mbështet pretendimet e tyre se Kosova humb territor, dhe shton se dokumentacion tjetër që hedh poshtë këtë pretendim nuk ka.
“Këtë vendim apo ligj e kanë votuar deputetët e KSA të Kosovës. Këtë dokument e kemi gjetur në Arkivin e Kosovës”, ka thënë Isufi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?