Shefi i Grupit Parlamentar të Kosovës, Ahmet Isufi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sjellë një informatë të plotë rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq, shkruan arbresh.info.
Ai në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar që rasti i kidnapimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq jo vetëm opinionin e Kosovës por ka tronditur edhe opinionin e gjer sepse ky është veprim anti ligjor dhe anti kushtetues, shkruan arbresh.info.
“Përgjegjësia e zinxhirit komandues dhe llogaridhënia po shihet që ka munguar sepse vartësit nuk informojnë shefat e tyre. Me këto veprime normalisht që janë dëmtuar interesat e Kosovës dhe marrëdhëniet me Turqinë”, ka thënë Isufi.
Isufi, ka pohuar se në Kuvend ende nuk kanë ndonjë informatë të saktë rreth asaj që ka ndodhur.
“Në Kuvend ende nuk kemi një informatë të plotë, të saktë me elemente të cilat do të mund ti kenë deputetë. Dihen veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministri në rastin e parë për shkak të përgjegjësisë ka shkarkuar dy krerët e institucioneve që kanë qenë të ndërlidhura me rastin por nuk është e mjaftueshme kjo për të pas një pasqyrë të vërtetë të asaj që ka ndodhë”, ka thënë Isufi.
Sipas tij, nga ky rast duhet tu bëhet më dije që gjithë ata që marrin përgjegjësi duhet të veprojnë në bazë të ligjeve sepse çdo veprim tjetër e dëmton shtetin e Kosovës.
“Përfundimisht mendoj se Kuvendi duhet të kërkojë nga qeveria një informatë të plotë që të kemi për çka të debatojmë sepse sot mund të debatojmë por me një informatë të përgjysmuar. Informata e plotë e Qeverisë do të ndihmonte që të kemi një debat të plotë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...