Koloneli dhe oficeri i parë i FSK-së, Sefer Isufi, ka thënë se është në fillimet projekti për blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës ka deklaruar se kanë planin e tyre të tranzicionit kanë paraparë që të pajisen me të gjitha sistemet e mbrojtjes në përputhje me formacionet që i kanë planifikuar.
“Në kuadër të planit të tranzicionit janë paraparë të gjitha blerjet e sistemit të mbrojtjes, në këtë rast edhe blerjet e armatimit. Ne do të pajisemi me sisteme të mbrojtjes në përputhje me formacionet që i kemi të planifikuara në kuadër të strukturës organizative të FSK-së: Do të kemi sisteme të mbrojtjes, sisteme për luftime, sisteme për mbështetje luftarake si dhe sisteme të mbrojtjes me shërbime”.
“Edhe për çështjen e kapaciteteve apo sistemeve të mbrojtjes ajrore, edhe kjo është analizuar nga të gjitha nivelet vendimmarrëse, është në plan, në fazën inicuese projekti për blerjen e helikopterëve që do të jetë multifunksional. Do të jetë një kapacitet që do të futet në funksion edhe për institucionet tjera, ideja është që të krijojmë kapacitetin ajror që do ta kemi në funksion të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile”,ka thënë Isufi.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare