Isufi e Bulliqi: Xhandarmëria serbe u fut në Kosovë rreth 300 metra vijë ajrore

18:36 | 8 Gusht 2020
A. B.

Në lidhje me futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, kanë reaguar edhe ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi, Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi të cilët kanë thënë se ky veprim i forcave serbe nuk mund të 300 metra vijë ajrore nga pika më e afërt e kufirit, ndërsa nëpër rrugë edhe më gjatë. Rreth 700 metra nga vija kufitare në drejtim të fshatit Muhovc.

Sipas Isufit e Bulliqit, faktet hartografike dhe vizuale janë të sakta, e bazuar në to, Qeveria e Kosovës duhet të reagoj ashpër për futjen e personave të armatosur në thellësi kaq të madhe të territorit tonë, sidomos pa paralajmërim dhe leje paraprake.

Postimi i plotë:

Miq të dashur!

Pas publikimit të disa videove në mediat kosovare, dhe pas detektimit të pozicionit gjeografik, mund të vërtetohet distanca e futjes së xhandarmërisë serbe brenda territorit tonë. Bazuar në analizën e realizuar nga imazhet satelitore dhe krahasimin e tyre me videot dhe foto të bëra në vendin e ngjarjes, mund të konstatohet se xhandarmeria serbe është futur në territorin e Kosovës rreth 300 metra vijë ajrore nga pika më e afërt e kufirit, ndërsa nëpër rrugë edhe më gjatë. Rreth 700 metra nga vija kufitare në drejtim të fshatit Muhovc.

Pozicioni i realizuar nga xhirimet e kamerës së sigurisë së restorantit Oksigjen, janë 4400 metra larg nga pika e vëzhgimit të Policisë së Kosovës e cila është e pozicionuar kohë pas kohë në rrugën Rogoqicë-Karaçevë.

Ky veprim i forcave serbe nuk mund të cilësohet si gabim, sepse morfologjia e terrenit është shumë e theksuar dhe tepër lehtë e identifikuar për detektim të vijës kufitare.

Pra edhe njohësi më i dobët i hartave mund të orientohet në këtë pjesë të territorit, e mos të dyshohet për një trupë profesionale.

Faktet hartografike dhe vizuale janë të sakta, e bazuar në to, Qeveria e Kosovës duhet të reagoj ashpër për futjen e personave të armatosur në thellësi kaq të madhe të territorit tonë, sidomos pa paralajmërim dhe leje paraprake.

Hartat dhe fotot tregojnë faktet nga terreni.

F.I & Sh.B.

Të ngjashme